Gjimshiti kërkon të futet në historinë e klubit të Bergamos, mund ta arrijë kundër Lecces së Ramadanit

Berat Gjimshiti do të kthehet në fushë ditën e hënë kundër Leçes në Stadio Via del Mare. Ashtu si De Ron, Kolasinak dhe Pasaliç, futbollisti i Kombëtares shqiptare tenton të jetë një nga forcat lëvizëse të kësaj skuadre, duke pasur një tjetër sezon pune të palodhur në mbrojtje.

Ndeshja kundër Leçes, megjithatë, nuk do të jetë një ndeshje si çdo tjetër për Gjimshitin.

Mbrojtësi kuqezi do të bënte paraqitjen e tij të 327-të për klubin e Bergamos, duke lënë pas Valter Bonacinën dhe duke u bërë lojtari i katërt me më shumë ndeshje të Atalantës. Pas Pasaliç, Bellini dhe kapitenit Marten De Ron, ai kërkon të futet në histori dhe për të rikthyer skuadrën e te fitorja.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×