
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj në një intervistë në emisionin “Oponencë” në News24, foli për zhvillimet politike, duke u ndalur te protesta dhe qëndrimet e tij rreth politikës.
Gjatë intervistës, Lapaj u pyet për protestën pasi hoqi dorë pas gati 108 ditësh qëndresë para Kryeministrisë. Lapaj u shpreh se beson tek bindjet e tij dhe tek gara.
“Unë në dorë e kisha para 11 majit që ta vendosja veten të parin në listë dhe sot do isha deputet. Mund të kem shumë gabime, por sa kohë nuk janë faje, por për shkak se ke një bindje, ideal. Ideali im është gara dhe në atë sallë doja të shkoja me garë dhe për këtë mora riskun. Dhe për këtë nuk më bën dot njeri me për garën jam i gatshëm të bëj sakrifica. Por sot të gjithë janë dëshmitarë i këtij sistemi që nuk të lë të garosh. Nëse kjo ishte sakrifica unë jam krenar. Nuk bëra akrobaci për të shkuar në pushtet, por për të përmirësuar jetën tonë politike. Gabimet paguhen, por e gjitha kjo është morale në fund të fundit”, tha ai.
and then