“Irani do të jetë në Botëror”, Infantino del garant: Do të luajnë në SHBA

Me konfliktin në Lindjen e Mesme që është ende larg përfundimit, dyshimet mbi prezencën e Iranit në Botërorin “FIFA2026” janë ende të mëdha. Për t’i dhënë fund këtij diskutimi, të paktën për momentin, ka menduar presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili në mënyrë befasuese u shfaq në pushimin e ndeshjes miqësore ndërmjet Iranit dhe Costa Rica, një miqësore që u zhvillua në Antalya të Turqisë:

“Irani do të jetë në Botëror, kjo është arsyeja pse ndodhem këtu. Madje ju siguroj se do të luajë në SHBA”, u shpreh Infantino.

Kjo deklaratë e bosit të FIFA-s vjen menjëherë pasi Federata e Iranin ia kaloi topin FIFA-s duke kërkuar nga Infantoni garanci për sigurinë dhe prezencën e tyre në Botëror. Pavarësisht kësaj deklarate të Infantinos, mbetet ende për të kuptuar se cili do të jetë reagimi i Iranin.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×