
Ka përfunduar mbledhja e qeverisë, ku ministrat në përfundim kanë bërë të ditura dhe vendimet e marra.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ka njoftuar se është miratuar vendimi për tekste falas për klasat e katra dhe të pesta, gjë që do të ndodhë çdo vit.
Deri tani një vendim i ngjashëm prekte vetëm nxënësit nga klasa e parë në të tretë.
Ndërkohë nxënësit e klasave VI-IX do të marrin tekste të reja çdo tre vite, kjo për shkak se janë më të rritur dhe konsiderohet se i mirëmbajnë më mirë ato.
and then