Krizat në PS/ “Kemi humbur integrimin nga Rama”, Çollaku: Për Karçanajn tha është me qira, asaj i kërcasin vilat në bregdet! Skandalet nga AKSHI, Balluku, Agasi…

I ftuar në “News24”, analisti Basir Çollaku komentoi situatën në Partinë Socialistë dhe korrupsionin që ka përfshirë vendin. Çollaku përmendi çështjen AKSHI-t, skandalin e Belinda Ballukut, duke thënë se të gjitha këto çështje janë alarmante. Ndërsa nënvizon se vetë kryeministri Rama pengon integrimin europian të vendit.

“Ne e dimë , pse nuk flasim ne përse nuk është i pandehur zoti Rama. Tre vite që mbajti logon e PD në xhep, Rama  e mbajti. Kriza në mazhorancë ka shpërthyer por nuk ka marrë ende përmasa reale…për bëmat dhe gjëmat e brendshme janë ligjore politike e kriminale. Segmente të pushtetit të mazhorancës çojnë përditë nga një njëri në oborrin e PD. Është e domosdoshme duke parë edhe situatën dhe do të ishte ndihmë siç edhe ishte për inceneratorët. Përse nuk pyete për cështjen Balluku, për AKSHI-n për Thumanë Kashar, për rrugën e Arbrit, Edhe te skyecc dhe aty i del emri. Janë 30 çështje po t’i rendis unë këtu.. Është problem emergjent kombëtar. Gjykata Kushtetuese e mori një vendim. Agaçi duhet të ishte i pandehur, por rrëshqiti se falë.. Përse nuk e lejoi Rama Komisionin hetimor? Sa kohë Rama familjarisht është brenda mendoj se nuk do e lejojë…Tha është me qira, asaj i kërcasin shpiat në Tiranë e vilat n♪7 Bregdet. Kur kryeministri i drejtohet prokurorisë dhe i thotë nuk ka as shtëpi asgjë, është ushtrim i ndikimit të paligjshëm…Kur ke dy organizata kriminale në kryeministri dhe akoma nuk shkon një agjent…e kemi dëgjuar edhe kur thoshte për telefonin…I kanë dëgjuar ata ustallarët”, tha ai.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×