PD kërkon komision hetimor për AKSHI-n, Bardhi: Të garantohet siguria kibernetike dhe të dhënat e qytetarëve

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor për kontrollin e ligjshmërisë në funksionimin e Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, si dhe për vlerësimin e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes së të dhënave personale.

Kjo u bë e ditur nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, pas mbledhjes së zhvilluar gjatë ditës së sotme.

Sipas Bardhit, komisioni synon të analizojë në mënyrë të detajuar funksionimin e AKSHI-t, duke përfshirë edhe rreziqet që lidhen me sigurinë kombëtare dhe detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO.

Ai theksoi se kontrolli parlamentar është një mekanizëm i domosdoshëm për garantimin e funksionimit demokratik të institucioneve dhe për mbrojtjen e interesit publik.

Në këtë kuadër, Bardhi i bëri thirrje mazhorancës që të mos pengojë ngritjen e komisionit hetimor, duke e cilësuar këtë si një të drejtë kushtetuese të opozitës.

“Apelojmë mazhorancën të tregohet e përgjegjshme dhe të lejojë ushtrimin e kësaj përgjegjësie”, theksoi ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×