
Rreshjet e dëborës janë rikthyer në Qarku i Korçës gjatë orëve të fundit, duke prekur kryesisht zonat malore të këtij rajoni.
Sipas informacioneve nga terreni, dëbora ka përfshirë edhe aksin rrugor Boboshticë–Dardhë, ku trashësia e saj varion nga 20 deri në 25 centimetra.
Autoritetet bëjnë me dije se kontraktorët janë angazhuar në terren dhe po punojnë për pastrimin e rrugëve, si dhe për kriposjen e tyre, me qëllim garantimin e qarkullimit të mjeteve dhe shmangien e aksidenteve.
Drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat me prezencë të lartë dëbore dhe temperatura të ulëta.
and then