
Ndeshja miqësore mes Ukrainës dhe Shqipërisë është mbyllur me një heshtje të pazakontë, pasi vetëm trajnerët e dy ekipeve janë paraqitur rregullisht para mediave në sallën e konferencave, sicc është detyrim karshi FIFA-s.
Por pastaj sa u përket lojtarëve, ata janë larguar në heshtje. Jo vetëm futbollistët e Shqipërisë, të cilët nuk kanë dhënë prononcime edhe për faktin se nuk kishte përfaqësues të mediave shqiptare të pranishme në stadium, por edhe të Ukrainës.
Mediat ukrainase kanë bërë të ditur se edhe lojtarët ukrainas kanë refuzuar që të flasin për mediat e tyre të pranishme dhe vetëm pas një insistimi të gjatë, debutuesi Matvei Ponomarenko, ishte ai i cili doli nga autobusi i ekipit dhe foli disa minuta me ta.
Një heshtje që përshkruan më së miri atë që shumëkush e ka cilësuar si ndeshja e “të dëshpëruarve”, të cilët kishin pak për të komentuar për këtë sfidë pas zhgënjimit në play-off.
and then