
Dritan Burgija kreu i grupit të këshilltarëve në Durrës, dhe anëtari Arlind Boshku, i cili mban edhe postin e sekretarit të degës së PD në Durrës kanë mbërritur në selinë blu duke kërkuar ballafaqim me kreun e PD Sali Berisha pasi vlerësojnë se vendimi ndaj tyre është i pa drejtë.
“Duam shpjegime për përjashtimin tim dhe Arlind Boshkut, kolegut tim. Isha edhe në 2021 para jush për të njejtën gjë pasi në atë kohë dilja dhe kërkoja dinjitetin e zotit Berisha pasi u përjashtua nga lidershipi i asaj kohe. Sot kërkoj dinjitetin tim. Nuk është çështje pozicionesh po dinjiteti. Çdo rresht i vendimit është anti statutor. Ka kërkuar ballafaqim me lidershipin këtu dhe fakte e prova që çuan në shkarkimin tim. Theksoj duam një ballafaqim me zotin Berisha, janë akuza shumë të rënda për mua dhe kolegun tim”, tha Burgija.
and then