
Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, deklaroi mbrëmjen e sotme se çmimi i naftës vazhdon të jetë më i shtrenjti në Ballkan. Sipas tij, kryeministri pretendon se çmimi i naftës në Shqipëri është më i shtrenjtë pasi ne e paguajmë taksën e qarkullimit brenda çdo litri që blejmë, ndërkohë në vendet e rajonit paguhet si një taksë e diferencuar.
“Në fakt e vërteta është krejt ndryshe. Ky është urdhri i pagesës për taksën vjetore për mjetet e përdorura në Shqipëri për vitin 2026.
Pronari i këtij mjeti, tip volskvagen, 1.9 naftë ka paguar mbi 12 mijë lek të reja si taksë vjetore. Për të qarkulluar në rrugët e Shqipërisë, një pronari mjeti i duhet të paguajë i duhet të paguajë taksën e qarkullimit në cdo litër naftë dhe pagesën vjetore që bëhet pranë Drejtorisë së Përgjithshme Rrugore.”, tha Lapaj, duke kërkuar që Rama t’i lërë mashtrimet dhe broçkullat dhe të marrë masa për të ulur nivelin e taksimit dhe çmimin e karburantit në vendin tonë.
Adriatik Lapaj: Çmimi i naftës vazhdon të jetë më i shtrenjti në Ballkan. Kryeministri pretendon se çmimi i naftës në Shqipëri është më i shtrenjtë pasi ne e paguajmë taksën e qarkullimit brenda cdo litri që blejmë, ndërkohë në vendet e rajonit paguhet si një taksë e diferencuar.
Në fakt e vërteta është krejt ndryshe. Ky është urdhri i pagesës për taksën vjetore për mjetet e përdorura në Shqipëri për vitin 2026.
Pronari i këtij mjeti, tip volskvagen, 1.9 naftë ka paguar mbi 12 mijë lek të reja si taksë vjetore. Për të qarkulluar në rrugët e Shqipërisë, një pronari mjeti i duhet të paguajë i duhet të paguajë taksën e qarkullimit në cdo litër naftë dhe pagesën vjetore që bëhet pranë Drejtorisë së Përgjithshme Rrugore. Ndaj Rama ti lërë mashtrimet dhe broçkullat dhe të marrë masa për të ulur nivelin e taksimit dhe çmimin e karburantit në vendin tonë.
and then