“Ikona” e kombëtares tregon prapaskenat: Kur Duka vinte në hotel, thoshte ku është Duro…

Klodian Duro nuk ka hezituar të kthehet në kohën kur ishte lojtar i Kombëtares, teksa u ndal edhe te raporti me Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Në Sport News në News 24, Duro tregon disa prapaskena mjaft interesante.

“Presidenti Duka i njeh mirë gjërat që rrotullohen rreth futbollit. Jam ndër të parët që jam njohur me Dukën, kemi punuar bashkë në ato suksese të ekipit kombëtar. Unë si lojtarë, bashkë me gjithë shokët e mi, kemi marrë fitore të mëdha, si ato me Greqinë kampione Europe, Rusinë, me Suedinë, me Portugalinë e Holandën.

Ne u rritëm bashkë, edhe ne si kombëtare por edhe Duka mori eksperiencë. Duka ka vazhduar po i njëjti në Federatë, ka meritë të madhe për sukseset e Shqipërisë, kemi një stadium për të patur zili. Duke qënë se kemi arritur dy herë në Europian, tani është zëvendes-president i UEFA, siç thashë e njeh më mirë se kushdo ambientin e futbollit shqiptar. Unë kam qënë ndër të paktët, që kur Duka vinte në hotel, thoshte ku është Duro?! Kohën më të madhe e kaloja me Presidentin Duka”.


 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×