
“SPAK s’mund të tërhiqet më, çështjet do t’i çojë në fund”, kështu deklaroi ish-prokurori Eugen Beçi në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24, me moderatoren Nisida Tufa.
Gjatë intervistës, Beçi shtoi se nëse do ketë fakte të reja atëherë, Prokuroria e Posaçme do të përsërisë kërkesën në Parlament.
Pjesë nga intervista në studio;
Prokuroria e Posaçme nuk mund të tërhiqet më nga një çështje që ka nisur. Nëse konstaton fakte të reja të përsërisë kërkesën në Parlament. Dhe të çojë në vend sloganin e mazhorancës, ‘nuk ka të paprekshëm’. Pra nëse e doni akuzën për korrupsion urdhëroni fakte të reja.
Lubonja: Përce Edi Ramës
Eugen Beçi: përveç atij, e heqim atë ai është autori…SPAK i ka të gjitha mjetet. Pa deri në ditën që Prokuroria e Posaçme iu thyen turinjtë tek Kuvendi, nuk dëgjova për arrestet me burg. Arrestin me burg e ka artikuluar mazhoranca që në 2013, po nuk pagove dritat je në burg, e shtroi vetë mazhoranca këtë qasje.
and then