
Pamjet që shihni tregojnë momentet e tensionit në Kuvend, ku deputetët e opozitës u ngritën nga vendet e tyre, ndërsa bllokuan foltoren.
Në një moment kur në foltore ishte Flamur Noka, nga vendi i saj po fliste socialistja Bora Muzhaqi, e cila nuk u lejua të fliste për shkak të debateve. Sakaq, në pamjet që shihni, shihet se deputetja e PD-së, Elda Hoti tenton që t’i heqë kartën e deputetit që vendoset në pajisje, Bora Muzhaqit.
Ndërkohë kjo e fundit ka reaguar duke thënë; si mund të marrë kartën një vajzë, një vajze”, ndërsa socialistët e kanë ndaluar demokraten që të realizojë këtë veprim.
and then