“Përforcojnë sigurinë kufitare”/ Nancy VanHorn në aeroportin e Rinasit, ku grupi “Kastrati” po vendos pajisje kontrolli nga SHBA

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn, zhvilloi një vizitë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ku po zbatohen investime të reja në fushën e sigurisë.

“Kastrati Group”, nën drejtimin e Shefqet Kastratit, është duke instaluar pajisje moderne kontrolli të prodhuara në Shtetet e Bashkuara.

Ambasada e SHBA në Tiranë shkruan se këto teknologji synojnë të rrisin standardet e sigurisë në aeroport dhe të përforcojnë kontrollin kufitar. “Bashkëpunimi me ofrues të besueshëm amerikanë të teknologjisë konsiderohet një hap i rëndësishëm për kompanitë shqiptare, duke kontribuar në modernizimin e infrastrukturës dhe rritjen e nivelit të sigurisë kufitare në vend”, shkruan ambasada e SHBA.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×