
E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn, zhvilloi një vizitë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ku po zbatohen investime të reja në fushën e sigurisë.
Kastrati Group, nën drejtimin e Shefqet Kastrati, është duke instaluar pajisje moderne kontrolli të prodhuara në Shtetet e Bashkuara. Ambasada e SHBA në Tiranë shkruan se këto teknologji synojnë të rrisin standardet e sigurisë në aeroport dhe të përforcojnë kontrollin kufitar.
“Bashkëpunimi me ofrues të besueshëm amerikanë të teknologjisë konsiderohet një hap i rëndësishëm për kompanitë shqiptare, duke kontribuar në modernizimin e infrastrukturës dhe rritjen e nivelit të sigurisë kufitare në vend”, shkruan ambasada e SHBA.
and then