
Gazetari Aulon Kalaja komentoi skandalin e Belinda Ballukut duke thënë se PS është kthyer në mbrojtëse të saj.
Gjatë intervistës në emisionin “Kjo Javë” në News24, Kalaja tha se Partia Socialishte po kthehet në një parti korrupsioni duke mbrojtur të papranueshmen.
“Fakti që janë kthyer të gjithë për ta mbrojtur këtu ka një problem të madh. Kjo zonjë është barriera e fundit e zotit Rama…Unë mendoj që kjo parti por kthehet të PK, vetëm se po quhet parti e korrupsionit. Edhe pse e majta është parti e rëndësishme por të bëhet barrierë për të mbrojtur korrupsionin kjo është e papranueshme. Unë gjykoj që për momentin amerikanët janë jashtë loje për momentin kjo si pasojë e luftës në Iran. Aktualisht amerikanët nuk e kanë pasur seriozisht çështjen e vetting për kullat në Tiranë sepse do kishim rezultate konkrete. Por shteti më aktiv që shikoj unë aktualisht është Gjermania”, tha ai.
and then