Shqipëria mban shpresa, Brajan Gruda tregon se e ka mendjen vetëm te Gjermania

Brajan Gruda shfaqet larg Shqipërisë për momentin. Sulmuesi vazhdon të luajë me ekipin U-21 të Gjermanisë, ndërsa për herë të fundit mori minuta ndaj Irlandës së Veriut në muajin mars.

Gruda ka shpërndarë foto përmes rrjeteve sociale, pikërisht ndaj sfida e fundit. 21-vjeçari duket mjaft krenar, ndërsa te Shqipëria ekziston besimi që ekipi i parë i Gjermanisë nuk do e konsiderojë.

“Gjithmonë krenar që luaj për Gjermaninë, një pengesë e vogël, por i kënaqur me rezultatet. Kthehemi  së shpejti”, shkruan Gruda në rrjetet sociale.

Aktualisht është në huazim te Lajpcig në Bundesligë. Kartonin e tij e zotëron Brajton.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×