Trajneri i Besiktas befason Asllanin, merr vendimin para ndeshjes ndaj Fenerbahce

Besiktas do të përballet me Fenerbahce në fundjavë, në kuadër të kampionatit turk. Trajneri i Besiktas, Sergen Yalcin po mendon që të mos aktivizojë si titullar Kristjan Asllani.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, tekniku nuk e ka në plan për 11-shen që do zbresë në fushë, ndërsa Asllani me gjasë do luajë në pjesën e dytë.

Deri në tani, futbollisti numëron 7 paraqitje me Besiktas dhe 1 asist. Kujtojmë që 24-vjeçari luajti me kombëtaren ndaj Polonisë dhe Ukrainës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×