A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Vokshi: Janë larguar ata që punuan kundër interesave të demokratëve. Propozimet erdhën nga…

Deputetja Alban Vokshi, ka folur në “Programin e Drekës” edhe në lidhje me përjashtimet në parti.

Ajo u shpreh se janë larguar ata që kanë punuar kundër interesave të demokratëve, ndërsa shtoi se propozimet kanë ardhur nga seksionet ose grupseksionet.

Pjesë nga diskutimi:

Albana Vokshi: Në lidhje me përjashtimet në PD, po largohen ata që kanë punuar kundër interesave të demokratëve. S’mund të jenë pjesë e listave të PD. Janë grupseksionet, seksionet e PD që vendosin.

Ola Bruko: Përjashtime për shkak se mbështetën Salianjin?

Albana Vokshi: Ai mundohet të takojnë 1-2 kokrra demokratësh andej e këtej. Nuk mendoj se është kaq i rëndësishëm Salianji. Unë di listat e 2 degëve të mia, në secilën prej rasteve që kanë dalë kundër vendimeve dhe linjës së PD, që kanë bërë fushatë për PS, kanë qenë komisionerë të PS, nuk janë më në listën e PD të Kamzës dhe Vorës. Kush i jep rëndësi vetes se mua më hoqën, nuk ka fare vërtetësi në këto deklarata. Merrni listat, ka edhe mjaft të tjerë që nuk janë anëtar sepse nuk plotësojnë kriteret për të qenë anëtarë të PD. Ka vendime unanime të degëve, të ardhura me propozime të seksioneve apo grupseksioneve.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×