“Do të jetë masive, baza ka propozuar disa skenarë!”/ PD proteston më 17 mars, Vokshi ‘akuza” shoqërisë civile: Mund ta kishin organizuar ata, por…

Partia Demokratike mban më 17 prill protestën e radhës kombëtare.

Deputetja Albana Vokshi, në “Programin e Drekës” në News24 ka deklaruar se ende nuk është marrë një vendim në lidhje me skenarin që d të ndiqet, por do të merren propozime nga baza.

“Nuk mund të flas për skenar, nuk jam pjesë e grupit të punës, detajet do t’i japë grupi, por po merren propozime nga strukturat. Po diskutojmë dhe marrim propozime nga baza, nga anëtarët janë propozuar disa mënyra për zhvillimin e protestës dhe më pas do të vendose. Pritshmëritë janë që të jetë një protestë edhe më masive se e para. Protesta jonë nuk ka qëllime partiake. Çdo qytetar është i ftuar të na bashkohet. Protesta mund të ishte organizuar nga shoqëria civile por nuk e kanë bërë, as organizata të ndryshme. Kërkojmë qeveri teknike dhe dorëheqje të Ramës. Nuk ka integrim në BE me Ramën”, tha ajo.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×