“Ik andej se ta tregoj unë pastaj…”/ Balla: I paburri Balla më përmendi vajzat, ndërsa Hotin e kërcënoi me…! Ja urdhri që kishte marrë nga Rama

Deputetja e Partisë Demokratikë Alban Vokshi ka hedhur dritë mbi tensionet e ndodhura ditën e djeshme në seancë plenare.

Në një lidhje live në “Programin e Drekës” ajo u shpreh se kërkesa e bërë sot nga PS për përjashtimin e saj me 60 nga jeta parlamentarë është përtej çdo imagjinate.

Vokshi: Absurdi nuk ka më kuptim. Mundohen të të denigrojnë, kërcënojnë, fyejnë, kërcënojnë ty dhe familjen, të përmendin fëmijët, kërkojnë edhe përjashtimin. Nuk të japin të drejtën e fjalës, të shkelin çdo të drejtë që të takon me Rregullore.
Balla po përdoret nga Balla për të drejtuar Kuvendit, është ai që i jep urdhra Peleshit, është ky që përdor Rama për ë kërcënuar deputetët e opozitës, siç bëri edhe dje me Hotin dhe kur ajo kërkoi të drejtën e fjalës ai e kërcënoi. Një i paburrë, një sharlatan që është turpi i Parlamentit të kërcënojë gra deputete, është e paimagjinueshme. Si mund të kërcënohet një nënë ashtu dhe të kërkohet të përjashtohet. Cilën seancë pengoi ajo? Balla i tha “Ik andej se ta tregoj unë pastaj”, kush është ai që i tregon grave, ai i paburrë mund të kërcënojë gratë deputete dhe të tentojë të denigrojë dhe të përdorë fjalor seksist. Nëse deputetet socialiste e pranojnë, ne jo, kurrsesi. Kishte marrë urdhër nga Rama që të prishte seancën se dje do të diskutohej Durana”, tha ajo.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×