“Kërkova dy javë të analizoj çështjen”/ Ndreca: Unë jam avokati mbrojtës i Veliajt dhe nuk jam njohur me akuzat!

Plarent Ndreca, ish-deputet i PS dhe avokat i Erion Veliajt, foli në emisionin “Kjo Javë” në News24 për seancën e gjyqit të krybashkiakut Veliaj.

Gjatë intervistës në studio, Ndreca tha se ka kaluar një proces i tërë paraprak pa pasur akte në dispozicion i pandehuri.

“Në seancë thashë shumë qartë, kam bërë shkresë zyrtare dhe kam thënë më jep oraret kur duhet të vij të njihem me dosjen. Prokuroria ka pasur 2 vite kohë me infrastrukturë me të gjitha instrumentet, për t’i kthyer përgjigje, dhe për të bërë një proces hetimore. Ka kaluar një proces i tërë paraprak pa pasur akte në dispozicion i pandehuri. Erion Veliaj është në cilësinë e një qytetari të Republikës së Shqipërisë dhe shfrytëzon çdo të drejtë që i jep Kushtetuta dhe ligji. Për kryetarin e bashkisë Tiranë ka filluar një kallëzim anonim”, tha ai, duke shtuar: “Veliaj është qytetar i Republikës së Shqipërisë, pushteti represiv është pushteti gjyqësor ku futet dhe prokuroria. Unë zvarris gjykimin sepse kërkoj me të drejtë të njihem me mijëra akte. Procesi është i Prokurorisë dhe duhet ta kishte ndërtuar në atë mënyrë që të mos zvarritej. Erion Veliaj ka mundësi të flasë edhe nëpërmjet meje”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×