“Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ja patronazhistët”, Rama ironizon opozitën në asamblenë e PS në njësinë nr.3 në Tiranë: Suksesin nuk na e fal askush!

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Asamblenë e PS nësinë nr.3 në Tiranë ku theksoi se ky është takimi i parë në një asamble ku rezultati zgjedhor ka ardhur në rritje, duke shprehur mirënjohje për punën e strukturave dhe mbështetjen e qytetarëve.

Ai e cilësoi këtë si një tregues të qartë të asaj që mund të arrihet përmes organizimit dhe angazhimit të vazhdueshëm.

Kryeministri u ndal edhe tek procesi i integrimit europian, duke deklaruar se hapja e negociatave me Bashkimin Europian tashmë është një “histori”, duke nënvizuar progresin e bërë nga vendi në këtë drejtim.

Gjatë fjalës së tij, Rama ironizoi edhe opozitën, duke vënë në pikëpyetje angazhimin e saj në terren.

“Ata ku janë tani, në këtë orë që po flasim? Nuk janë duke bërë takime organizimi, por nëpër kafe apo në shtëpi. Ndërkohë, këtu punohet çdo ditë për të qenë pranë qytetarëve. Pastaj thonë ‘patronazhistët’, por në fakt ju jeni patronazhistët e suksesit, sepse suksesin nuk na e fal askush”, u shpreh Rama.

Ai theksoi se puna në terren dhe komunikimi i përditshëm me qytetarët mbeten kyçe për forcimin e mëtejshëm të Partisë Socialiste në kryeqytet.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×