
Në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24, ish-deputeti i PS, Plarent Ndreca, deklaroi se edhe për çështjen e Berishës ka kërkuar që të mbrohet çështja e imunitetit.
“Edhe te zoti Berisha unë kam qenë ndër ata që kam kërkuar si kryetares së Komisionit të ligjit dhe kryetares së Parlamentit zonjës Spiropali që të marrin pjesë në procesin gjyqësor të zotit Berisha dhe të mbrojnë çështjen e imunitetit sepse është çështja e imunitetit nuk ka lidhje me emra”, u shpreh ai.
Gjithashtu ai u shpreh se gjithashtu mënyra e arrestimit të Ilir Metës ka qenë e gabuar dhe jashtë standardeve.
Pjesa nga intervista në studio;
Plarent Ndreca: Teoria që goditja e një individi me emër konkret në një institucion do të thotë goditje për institucionin është dëmi më i rëndë që i bën institucionit. Institucioni mbrohet duke i treguar problematikat që ka që të ketë aftësi shëruese dhe një ndër arsyet që ne kemi thënë se ky është një test për drejtësinë se a ka aftësi vetë-shëruese apo jo? Pra barazia para ligjit dhe mbajtja përgjegjësi a vlen vetëm për ata që këta ndëshkojnë apo vetëm për sistemin e drejtësisë? Nëse nuk vlen për sistemin e drejtësisë dhe sistemi i drejtësisë dhe e zbaton ligjin në mënyrë selektive nuk kanë asnjë moral për të kontrolluar askënd tjetër. SPAK i duhet shumë vendit, por ajo që konstatohet është që ka problematika që janë mosrespektimi i standardeve të Konventës Europiane të të drejtës së njeriut. Ajo që është e qartë është se ka probleme. Mos-ushtrimi i kompetencës është problem tjetër. ILD është ndër ato që fle gjumë rëndë.
Nuk mund të futet kryeministri dhe të ndalojë IDL drejtpërdrejt. Në një moment duhet të vijë parlamenti dhe të thërrasë ILD të bëjë një komision hetimor për ILD dhe ndoshta të nisë shkundja. Nuk e kanë bërë dhe ky është problem i mazhorancës kryesisht. Shumica ka përgjegjësinë për të ndërmarrë veprime që duhet të shkundin institucione që kontrollojnë institucione të drejtësisë sepse i kemi krijuar për drejtësi europiane.
Pyetje: Kur ishte rasti për Berishën ose Metën ndryshonte situata, krijohet përshtypja se në rastin Veliaj dhe Balluku dolën këto ndryshimet e standardeve?
Plarent Ndreca: Edhe te zoti Berisha unë kam qenë ndër ata që kam kërkuar si kryetares së Komisionit të ligjit dhe kryetares së Parlamentit zonjës Spiropali që të marrin pjesë në procesin gjyqësor të zotit Berisha dhe të mbrojnë çështjen e imunitetit sepse është çështje imuniteti nuk ka lidhje me emra.
Pyetje: E bënë?
Plarent Ndreca: Jo nuk e bënë. Zoti Berisha kishte bërë 7 kërkesa dhe një lidhje me Parlamentit. Ua kam kërkuar shprehimisht të jenë pjesë e procesit dhe të mbrojnë pjesën që u përket parlamentit dhe nuk e bënë sepse edhe shumica është frustruar nga ndërhyrja në sistemin e drejtësisë. Edhe për zotin Meta, e kam thënë, mënyra se si është arrestuar është jashtë standardeve.
and then