Praktikat në fushën penale, shoqata e prokurorëve takime pune në SHBA me drejtues të lartë të drejtësisë amerikane

Kryetari i Shoqatës së Prokurorëve, Gëzim Spahiu, mori pjesë këtë javë, në takimin e zhvilluar me Kryetarin e Gjykatës Supreme të Karolinës së Veriut, SHBA, gjyqtarin Paul Newby, si dhe me Prokurorin e Përgjithshëm të 47-të të këtij shteti emëruar nga Presidenti i SHBA-ve, Z. Robert Higdon Jr.

Në vijim, u zhvillua një takim me prokurorin Jordan Ford, Drejtues për Krimet Financiare pranë Konferencës së Prokurorëve të Karolinës se Veriut, një organizatë e themeluar për të mbështetur dhe koordinuar punën e zyrave të prokurorive në këtë shtet. Gjithashtu, u zhvilluan takime me Prokurorin Federal Russ Ferguson dhe me Drejtuesin e Prokurorisë së Tulsas, Oklahoma, prokurorin Steve Kunzweiler.

Takimet u zhvilluan në kuadër të programit IVLP të Departamentit të Shtetit dhe shërbyen si një mundësi e rëndësishme për njohjen me përvojën dhe praktikat më të mira në fushën e ndjekjes penale dhe administrimit të drejtësisë në SHBA, si edhe për prezantimin e Shoqatës së Prokurorëve.

Në këto takime u diskutua për rëndësinë e shkëmbimeve profesionale për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe rritjen e efikasitetit të ndjekjes penale, si dhe për mundësinë e bashkëpunimeve të ardhshme me Shoqatën e Prokurorëve në këtë drejtim.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×