
Gjykata Administrative vendosi që të shtyje seancën në lidhje me gjyqin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe prokurorit të SPAK, Ols Dado.
Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në “Neës24” u shpreh se kanë kërkuar konstatim të pavlefshmërisë absolute të dekretit presidencial.
“Çështja administrative ka të bëjë me një akt që në këndvështrimin tonë është i pavlefshëm. Në rastin e zotit Dado rezulton që në kohën kur është emëruar si prokuror nuk plotësonte kriteret që parashikohen nga ligji i kohës për emërimin si prokuror ky është edhe thelbi i padisë. Pra, nuk kemi kërkuar përjashtim, por konstatim të pavlefshmërisë absolute të dekretit presidencial. Si prokurori i çështjes zoti Dado ka firmosur akte dhe patjetër që ka implikimet e veta, por ne jemi akoma në fazën e shikimit dhe analizimit të dosjes që është shumë voluminoze. Janë rreth mbi 1 mijë prova për tu vlerësuar dhe do marrë kohën e vet. Veliaj është në gjendje shumë të mirë qoftë fizike mendore intelektuale ,është shumë i qartë për të gjithë betejën që ka përpara, lexon bën sport. Por besoj se do e shihni shumë shpejt, seanca e sotme ka qenë me video e audio dhe do i bëjmë publike këto sekuenca”, tha ai.
and then