
Zbardhet dëshmia e Erion Veliajt sot në gjykatën Administrative teksa ky i fundit po përballet me prokurorin Ols Dado. Gazetarja Klodiana Lala raporton për detaje nga gjyqi ku po trajtohet ankesa e Veliajt, për përjashtimin nga trupa e gjykimit, të prokurorit Dado.
Veliaj tha se nuk ishte për mëshirë në këtë gjykatë.
“Nuk jam këtu për mëshirë. S’jam këtu për dramën e familjes time. Jam këtu për të treguar se çfarë i shkaktoi kjo Bashkisë së Tiranës. Nesti Angoni nuk ekziston, nuk di kë të kallëzoj!”, mësohet të jetë shprehur Veliaj. Ndërkohë, gjyqtari i çështjes i tha Veliajt që të fokusohej te çështja në fjalë. “Fokusoji tek çështja. Gjykata ka detyrë të orientojë te procesi.”, tha gjykatësi.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Veliajt, i cili shtroi pyetjen se “Cili është dëmi që i kam shkaktuar Tiranës? S’e kam mbjellë pemë? S’e kam ndërtuar 50 shkolla e çerdhe.”, tha Veliaj. Ndërkohë, gjykatësi i sugjeroi Veliajt që të fokusohej te objekti i kërkesës. “Fokusoji të objekti i kërkesë padisë”, tha ai. Kryebashkiaku tha se: “Me Ols Dadon jam në konflikt interesi, pasi ai me telefonin e prokurorisë ka kërkuar leje ndërtimi. Dado vinte shpesh në Bashkinë për të kërkuar jo vetëm leje për veten”, tha kryebashkiaku.
and then