“S’kemi luks të perceptohemi si vend i pa sigurt”/ Lamallari për sulmet hibride, thumbon edhe opozitën: Ata që vënë politikën para interesave të vendit…

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari mbajti një konferencë për mediat në lidhje me procesin e integrimit të vendit në BE.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me rrezikun real të një sulmi nga Irani, pas një postimi nga Ambasada Amerikanë në Tiranë, ku ministri tha se ishte një mesazh në vazhdën e një sërë të tillave në disa vende.

“Pata komunikim dhe kërkova nga strukturat të më informonin mbi masat.
Policia ka ngritur kapacitetet e nevojshme për tu përballur edhe me rreziqet që mund të vijnë në forma hibride përmes dezinformimet në rrjetet sociale apo destabilitet për destabilitet apo për të krijuar idenë e një vendi të pa sigurt. Kjo është gjëja më e keqe që mund t’i bëhen në fakt një vendi. Nuk kemi kohë apo luks të perceptohemi kështu, qoftë nëse kjo vjen nga lufta hibride apo lufta politike që vënë politikën para interesit të vendit që është integrimi në BE”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×