
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në “Kjo Javë”, deklaroi se kryebashkiaku Erion Veliaj meriton proces të drejtë, por kjo deri tani s’ka ndodhur.
Sipas Hoxhës, sot kemi një kryetar bashkie në izolim, një vendim të GJK, kryeministri që rreh gjoksin që thotë kemi bërë një gjë që se ka bërë njeri.
Gazetari ngriti pikëpyetje për procesin e Vetingut, duke iu referuar pretendimeve të Veliajt për prokurorin Olsi Dado.
“Si është bërë prokuror ky njeri, kishim disa struktura vetingu që i paguanim, ku i kanë patur sytë, në ballë? Si ka mundësi që e ke lejuar, nëse shkon në Presidencë dhe ai ka vetëm një letër, propozim të Prokurores së Përgjithshme, dhe ti e ke marrë prokuror, pastaj e kalon prokuror të SPAK dhe pastaj vë gjithë shtetin përpara, dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë.
Bëtë reformë për drejtësi, kush janë monitoruesit e Veting, cfarë kanë bërë?, tha Hoxha.
Artan Hoxha: Erion Veliaj meriton proces të drejtë, por kjo deri tani s’ka ndodhur. Që nga momenti kur është bërë kallëzimi, ngritja e akuzave, është bërë fillimisht shoqërimi më pas arrestimi që është paradoks. Kemi një kryetar bashkie në izolim, një vendim të GJK, kryeministri që rreh gjoksin që thotë kemi bërë një gjë që se ka bërë njeri. Pra ajo që ka bërë ai, që do ti vijë dita ta provojë në kokën e tij.
Si është bërë prokuror ky njeri, kishim disa struktura vetingu që i paguanim, ku i kanë patur sytë, në ballë? Si ka mundësi që e ke lejuar, nëse shkon në Presidencë dhe ai ka vetëm një letër, propozim të Prokurores së Përgjithshme, dhe ti e ke marrë prokuror, pastaj e kalon prokuror të SPAK dhe pastaj vë gjithë shtetin përpara, dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë.
Bëtë reformë për drejtësi, kush janë monitoruesit e Veting, cfarë kanë bërë?
Unë sot po vij nga gjykata dhe e di cfarë ka ndodhur atje, kamerat rrinë jashtë nuk hyjnë dot brenda.
and then