
“Berisha ka frikë nga gara”, kështu u shpreh analisti Ergys Mërtiri, ndërsa komentoi zgjedhjet për kryetar në PD si edhe kandidaturën e Ervin Salianjit.
Gjatë intervistës në “News24”, Mërtiri u shpreh se Salianji sipas tij do të jetë i përjashtuar, megjithatë nënvizon se ka fituar kredibilitet gjatë gjithë kësaj kohë. Sipas tij Salianji e ka nxjerrë Berishën një figurë të dobët.
“Salianji besoj nuk do të marrë dot pjesë në garë, zot Berisha do e përjashtojë. Salianji do jetë i përjashtuar nga këto zgjedhje. Por besoj se duke u përjashtuar ka fituar kredibiliteti politik sepse e ka nxjerr Bërishën të dobët dhe kjo i jep superioritet Salianjit. Pra Berisha vitin e ardhshëm do futet në zgjedhje dhe me gjasë do humbasë çdo bashki dhe çfarë do bëjnë demokratët? Ajo që berishistët nuk llogarisin mirë është se antiberishizmi po bëhet më i madh dhe dikush do ta kapitalizojë dhe duke u rritur anti-berishizmi fuqia e Berishës do dobësohet…Në zgjedhjet për kryetar nuk ka asgjë reale. Sot të gjithë e dinë që nuk ka më garë, sepse ata që po kërkojnë me dëshirë ta sfidojnë Berishën nuk po futen në garë. Si ka mundësi që Berisha përjashton çdo kandidat të mundshëm? Kjo tregon se Berisha ka frikë”, tha ai.
and then