VIDEO/ Sekuestrohen në Tiranë 2 mjete “Audi SQ8” dhe “BMW” me vlerë 120 000 euro të vjedhura në Gjermani dhe Zvicër, procedohen 2 persona

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme kanë finalizuar dy raste të reja të trafikimit të automjeteve të vjedhura, si pjesë e operacionit “Stolen Line” që synon goditjen e këtij fenomeni kriminal në vend.

Gjatë veprimeve të kryera u sekuestrua një Audi SQ8 me vlerë rreth 70,000 euro, i cili rezultoi i vjedhur në Gjermani. Për këtë rast është nisur procedimi penal ndaj H. P., 29 vjeç, i dyshuar se e solli automjetin në Shqipëri për shitje të paligjshme.

U sekuestrua një BMW me vlerë rreth 50,000 euro, e cila rezultoi e vjedhur në Zvicër. Për këtë rast është nisur procedimi penal ndaj K. B., 50 vjeç, i dyshuar për sjelljen e automjetit në vend për qëllim tregtimi të paligjshëm.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranë për veprime të mëtejshme. Operacioni “Stolen Line” vijon për të goditur raste të tjera të trafikut të automjeteve të vjedhura.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×