Aksident në autostradën Lezhë-Milot, përplasen dy automjete, një person përfundon në spital

Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit të Treshit ku janë përplasur dy automjete, një Audi A4 dhe një tip foristradë.

Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i dëmtuar, ndërsa është transportuar për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×