
Me një objektiv të qartë, të sfidojë Real Madrid në kushte perfekte, trajneri Kompany vendosi të kryente një rotacion të fortë përballë Freiburg, duke lëne pushim disa nga yjet e ekipit, por ky rotacion për pak i kushtoi shtrenjtë ku u desh një përmbysje e çmendur për të dalë me pikë të plota nga kjo transfertë. Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrjeta të pa prekura, fraksioni i dytë nisi “zjarr” me vendasit që gjetën menjëherë golin e avantazhit.
Kompany ndërhyri në formacion duke hedhur në fushë lojtarë si Olise, Musiala etj, por ishte sërish Freiburg që gjeti rrugën e rrjetës duke dyfishuar shifrat në minutën e 71-të me Holer. Në mungesë të Harry Kane, në mënyrë të pa pritur, protagonist për Bayern u kthye Bischof, me mesfushorin gjerman që fillimisht ngushtoi shifrat në 2-1 në minutën e 81-të. Bischof nuk u mjaftua me kaq pasi më minutën e 92-të barazoi shifrat në 2-2. Bayern nuk u dorëzua pasi në frymën e fundit në minutën e 99-të, Davies futi një top të pastër në zonë aty ku Karl e devijoi në rrjetë dukë bërë që të shpërthente festa në stolin e Bayern për këtë fitore që i afron gjithnjë e më shumë me titullin në Gjermani pasi arrijnë të ruajnë diferencën prej 9-të pikësh me ndjekësin e tyre më të afërt, Dortmund.
Verdhezinjtë triumfuan 0-2 në transfertë përballë Stuttgart falë dy golave të shënuar në limite nga Adeyemi dhe Brandt.
Një nga protagonistët absolut të javës së 28-të në Bundesligës ishte edhe ylli i përfaqësueses së Kosovës, Fisnik Asllani. “Bomberdi” dardan realizoi një super gol përballë Mainz. Ky ishte goli i tij i 9-të sezonal, plus 5 asiste.
and then