“Francezët për 3 cent…”/ Efektet në ekonomi të rritjes së çmimit të karburantëve, Teliti: Duhet reagim dhe protesta si në Europë!

Anëtari demokrat i këshillit bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ishte i ftuar në “News24 Fundjavë” me Megi Latifin ku foli në lidhje me efektin e rritjes së çmimit të naftës në ekonominë shqiptare.

Teliti theksoi se të dhënat e EUROSTAT ku thuhet se 42 përqind e popullatës shqiptare është në varfëri apo në rrezik varfërie, do të rritet.

Ai ka bërë thirrje për më shumë reagim dhe protestë nga qytetarët, pasi sipas tij është e vetmja mënyrë që te këtë ndryshim në jetët tona.

“Nafta për ekonominë shqiptare është si gjaku. Hyn në transportin urban dhe inter urban, hyn te makinat personale, çdo mall transportohet me kamionë e për pasojë rritet çmimi. Rritjen e çmimit e vuan konsumatori të cilit në të njejtën kohë nuk i rriten të ardhurat.

Shifrat e EUROSTAT që thoshte se 42 përqind e shqiptarëve janë në rrezik varfërie apo në varfëri, dy muajt e fundit dhe fakti që qeveria nuk ka ndërhyrë konkretisht por vetëm po bën demagogji, po bën që kjo shifër 42% do të rritet”, tha ai

Do të doja që shqiptarët të reagonin më shumë, siç bënë francezët që për 3 cent që u rrit çmimi i naftës bënë protesta aktive dhe të forta. Por shumë shqiptarë, rreth 1 mln janë larguar jashtë vendit. Janë larguar profesionistët dhe është tharë shtresa e mesme e vendit, që normalist është lëvizja, reagimi dhe ajo që çon përpara protestat.

Shqiptarët duhet të reagojnë siç bëjnë europianët. Po nuk lëvizëm dhe po u ankuam, qeverisja nuk lëviz. Po nuk qau fëmija nuk i jep nëna të pijë. Kështu duhet të bëjmë edhe me këtë qeveri dhe reagimin në protesta”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×