“Nëndetësja” del në dritë, Dinamo rikthehet te fitorja, Vllaznia i bëhet makth Partizanit

“Nëndetësja” del në sipërfaqe, rikthehet te fitorja dhe këtë e bën pikërisht përballë Elbasanit. Ekipi i Ilir Dajës dhuroi spektakël në Air Albania duke triumfuar me “poker” golash. Njeri i ndeshjes ishte Dejvi Bregu, me fantazistin që realizoi një “dopjetë” golash. Elbasani ndalet në momentin më të rëndësishëm të sezonit duke humbur pikë në raport me Vllazninë kryesuese.

Një fitore të madhe në javën e 30-të siguroi ekipi shkodran. Vllaznia triumfoi 0-2 brenda në kryeqytet përballë Partizanit. Kevin Dodaj bëri heroin për kuqeblutë duke realizuar një dygolësh me shumë peshë. Falë këtij suksesi, Vllaznia qëndron e qetë në krye në kuotën e 56 pikëve, 2 më shumë se Egnatia.

Kampionët në fuqi dolën me tre pikë nga sfida përballë Bylis pas suksesit të pastër 3-0. Adjesa dhuroi një shfaqe fantastike, me sulmuesin nga Kameruni që shënoi një “tripletë” golash.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×