
Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me episodin e radhës të Podcastit “Flasim”.
Ai u shpreh se deklaratat e opozitës se janë bllokuar negociatat me BE janë një gënjeshtër e madhe, ndërsa shtoi se pakica në Kuvend po përpiqet që të nënvlerësojë çdo poen të mirë të bërë sipas tij nga qeveria.
“ Është bërë e vështirë të marrësh informacion të drejtë për drejtë, aq më tepër kur ka nga ata që bëjnë çmos që punët e Shqipërisë të mbulohen me ziftin dhe baltën e dëshpërimit dhe mllefit të tyre. Shqipëria ka probleme dhe kemi punë për të bërë, jo çdo punë e kemi bërë si dhe sa duhet, por Shqipëria punon dhe punë ne saj në tërësi janë në vijë. Siç është në vijë procesi më I rëndësishëm historik i integrimit ë BE. Deklaratat për bllokimin e negociatave janë një gënjeshtër e madhe”, tha ai.
and then