9 vende të BE bllokojnë procesin e integrimit për Shqipërinë? Hitaj: Kanë kërkuar informacion për…

Gazetari Arbër Hitaj, i ftuar në emisionin Studio24News24, ka komentuar debatet mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, pas raportimeve se 9 vende të BE kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR për Shqipërinë.

Sipas Hitajt, deri në këtë moment nuk ka një vendim përfundimtar dhe as një bllokim të procesit të anëtarësimit. Ai theksoi se kërkesa e shteteve anëtare për më shumë informacion është një procedurë normale në kuadër të negociatave.

“Vendet anëtare kanë të drejtë të kërkojnë informacion shtesë për procesin. Nuk kemi një vendim final dhe as një qëndrim zyrtar që të tregojë për bllokim,” u shpreh ai.

Hitaj nënvizoi se raportet e Komisionit Europian kanë qenë historikisht pozitive për Shqipërinë, ndërsa edhe Parlamenti Europian ka mbajtur qëndrime mbështetëse.

Ai shtoi se procesi i integrimit është kompleks dhe shpesh ndikohet nga dinamika të brendshme të vetë vendeve anëtare të BE-së, të cilat mund të ndryshojnë qasje në varësi të kontekstit dhe problematikave që hasin.

Në përfundim, gazetari theksoi se aktualisht nuk ka qartësi mbi arsyet konkrete të kërkesave për informacion shtesë, pasi mungojnë qëndrimet zyrtare, por kjo nuk përbën një sinjal për ndërprerje të procesit të integrimit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×