
Ish-ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, e ftuar në emisionin Studio24 në News24, ka komentuar përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Gjosha u ndal te rëndësia e raportit IBAR, duke theksuar se ai përfaqëson kriteret e ndërmjetme të procesit të negociatave dhe lidhet ngushtë me funksionimin e shtetit të së drejtës.
Sipas saj, një nga çështjet kryesore mbetet reforma në drejtësi dhe niveli i pavarësisë së saj nga politika. Ajo ngriti pikëpyetje mbi ndërhyrjen e mundshme politike në sistemin gjyqësor dhe mënyrën se si drejtësia përdoret në raste të caktuara.
Në këtë kontekst, Gjosha theksoi rëndësinë e punës së SPAK dhe GJKKO, duke vënë në dukje nevojën për transparencë mbi numrin e çështjeve të gjykuara dhe konfiskimin e pasurive që lidhen me to.
Ajo nënvizoi se Bashkimi Europian kërkon rezultate konkrete, veçanërisht në lidhje me menaxhimin dhe rikthimin e aseteve të konfiskuara në interes të qytetarëve.
Gjosha shtoi se përveç drejtësisë, në vlerësimin e vendeve aspirante ndikojnë edhe elementë të tjerë si respektimi i të drejtave të njeriut, liria e medias dhe trajtimi i gazetarëve.
Në përfundim, ajo paralajmëroi se nëse vazhdojnë pikëpyetjet mbi këto procese, integrimi mund të përballet me vonesa serioze, madje edhe me bllokim apo kthim pas, në rast se vendet anëtare të BE-së nuk binden për përmbushjen e kritereve nga Shqipëria.
and then