“Ne dimë edhe të rebelohemi”/ Studentët shqiptarë në protestë: Ministri i Drejtësisë dhe kryeministri të mos injorojnë kërkesat tona për Gjuhën Shqipe

Vazhdon protesta e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë provimin e Jurisprudencës në Gjuhë Shqipe. Një prej studentëve, ka dhënë një mesazh të qartë duke kërkuar që të respektohen të drejtat e tyre. Gjithashtu një thirrje për reagim i është bërë, Ministrit të Drejtësisë, por edhe të Kryeministrit të vendit.

“Kërkesa jonë është e qartë, mundësia që provimi i Jurisprudencës të jenë në Gjuhën Shqipe dhe kjo nuk është kërkesë emocionale, por parimore. Në një shtet multietnik si Maqedonia e Veriut, duhet respektuar diversiteti në këtë vend. Ndaj ky është edhe një moment reflektimi dhe një mesazh i drejtpërdrejtë për Ministrin e Drejtësisë, Filkov. Të marrë seriozisht këtë çështje dhe të reflektojë dhe jo të injorojë kërkesat tona. Ne dimë edhe të rebelohemi, po ashtu është edhe një thirrje për kryeministrin Micokvski, që të mos e trajtojë çështjen vetëm në kuadër të deklaratave por të angazhohet për zgjidhje reale. Nuk kërkojmë asgjë më shumë se të drejtën tonë, këtë duhet ta kuptojë çdo politika shqiptar”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×