“Perimet janë çmendur”, Braçe alarmon për rritjen e çmimeve në Tiranë: Problem i madh me prodhimin vendas! Kush nuk dëgjon, këto pasoja sjell

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka denoncuar rritjen e pazakontë të çmimeve të perimeve në Tiranë, duke e cilësuar situatën si një problem serioz për qytetarët.

Përmes një reagimi publik, Braçe tregon se ka verifikuar çmimet në disa zona të kryeqytetit, nga Njësia 5 te Njësia 2 (zona e Shkollës së Baletit) dhe Njësia 3 (Brryli), ku ka konstatuar të njëjtin nivel të lartë çmimesh.

“Perimet janë çmendur dhe ky është hall i madh”, shprehet ai, duke theksuar se çmimet janë të njëjta në të gjitha zonat e monitoruara.

Sipas deputetit, domatja po shitet me 300-350 lekë për kilogram, kryesisht import nga Greqia dhe Turqia, ndërsa prodhimi vendas është ende i kufizuar dhe shpesh i papjekur për shkak të nxjerrjes së hershme në treg. Ndërkohë, speci i kuq arrin deri në 450 lekë për kilogram, por sasia në treg është e ulët.\

Braçe hedh poshtë idenë se rritja e çmimeve lidhet me karburantin, duke argumentuar se një rritje prej 50 lekësh për litër naftë nuk mund të ndikojë kaq shumë në çmimet e produkteve bujqësore.

Ai thekson se shkaku kryesor është çmimi i lartë i importit, i cili po ndikon drejtpërdrejt edhe në produktet vendase, ndërkohë që prodhimi vendas mbetet i pamjaftueshëm.

Sipas tij, situata është pasojë e problemeve strukturore në bujqësi, të përkeqësuara nga përmbytjet në zonat kryesore prodhuese dhe kushtet e pafavorshme klimatike.

Në fund, Braçe rikujton thirrjet e tij të mëparshme për kompensimin e dëmeve në bujqësi, duke paralajmëruar se mosreagimi ndaj këtyre problemeve po sjell pasoja konkrete në rritjen e çmimeve për konsumatorët.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×