“Rasti Balluku është test për Shqipërinë”, Belind Këlliçi: Edi Rama po gjen fajtorë të tjerë për bllokimin e integrimit, por është ai pengesa

Deputeti i PD, Belind Këlliçi e cilëson çështjen “Balluku” si një test për integrimin e Shqipërisë në BE.

Përmes një statusi në facebook, Këlliçi shkruan se “ në mënyrë të përsëritur, Edi Rama po gjen fajtorë të tjerë për bllokimin e integrimit, ndërkohë që është ai në mënyrë ekskluzive pengesa për kalimin e fazës së parë të kapitullit themelor, që ka të bëjë me shtetin ligjor. E bëri këtë në mënyrë të vetëdijshme, nën paralajmërim, kur vendosi të mbrojë në Kuvend me 82 vota, korrupsionin 1.1 miliardë euro”.

“Me zë e me figurë, me akt konkret, me fytyrën e tij, ai ktheu mbrapsht SPAK-un, dhe ndaloi drejtësinë para aferave më të rënda të 35 viteve, ku padyshim është vetë i përfshirë.

Ishte Brukseli në Tiranë, me gojën e McAllister që i tha: “Rasti Balluku është test për Shqipërinë”. E dëgjuan të gjithë. Çfarë bëri Edi Rama? E dinë shqiptarët. Në mes të marsit ai urdhëroi votat mjerane të shumicës së tij, dhe e shpalli veten të pahetueshëm.

Ktheu mbrapsht drejtësinë, ktheu mbrapsht Shqipërinë.

Ndaj, ato që thotë sot pa turp, janë thjesht gënjeshtra, njësoj si mashtrimi që ngriti edhe në fushatë sikur Shqipëria vetëm me atë do të shkonte në BE”, shkruan Këlliçi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×