
Këshilltari i çështjeve ekonomike në PD, Dorian Teliti ka reaguar në lidhje me rritjen e paprecedentë të çmimeve të produkteve bujqësore dhe perimeve.
Teliti shkruan se, këto me politikat klienteliste të qeverisë në bujqësi, kushtojnë më shumë se rritja e çmimit të naftës.
Reagimi i Dorian Telitit
Çmimet e rritura ndjeshëm këto ditë të ushqimeve, frutave dhe perimeve nuk janë thjesht pasojë e krizave globale, por fatura e hidhur e një lufte të hapur të qeverisë kundër prodhimit vendas.
Siç kemi denoncuar vazhdimisht, goditja përfshin si skemat abuzive të diferencimit të TVSH-së që e nxorën fermerin shqiptar jashtë loje dhe u vulos me lënien e Shqipërisë në fund të rajonit për subvencione ndaj fermerit.
Rritja e ndjeshme e çmimeve nuk është dështim i rastësishëm, por një strategji e pastër për të favorizuar importet e miqve të pushtetit duke e lënë sektorin e bujqësisë në recesion prej katër vitesh.
Dhe kur shteti braktis prodhuesin e vet dhe godet zinxhirin e vlerës, kostoja që paguajmë është shumë më e lartë se çdo rritje e çmimit të naftës, është kostoja e shkatërrimit të ekonomisë rurale për të ushqyer monopolet që lulëzojnë mbi varfërinë e qytetarëve.
Ndaj si qytetarë dhe si opozitë, as nuk duhet dhe as do të lejojmë asgjësimin e djersës së fermerit për xhepat e klientelës, duke i dhënë fund monopoleve/oligopole që po shtrenjtojnë dita ditës kafshatën e çdo shqiptari!
and then