Takimi për rreth 2 orë me Abdixhikun/ Kurti optimist: Bisedë konstruktive, diskutuam për situatën e re politike

Kryeministri i Kosovë Albin Kurti, pas takimit me Lumir Abdixhiku është shprehur optimist për çështjen e Presidentit. Ai pas këtij takimi me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se patën një takim konstruktiv.

Sipas tij zgjedhjet duhet shmangur, por shton se është sfidë që një parti e vetme t’i arrijë 80 deputetë në zgjedhje.

“Me Abdixhikun ishin në takim afër 2 orë me këtë rast diskutuam për situatën e re politike, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese…Çështja kryesore që u diskutua ishte fakti që na kanë ngelur edhe tri javë deri tek zgjedhja e presidentit dhe për këtë duhet t’i maksimalizojmë përpjekjet. Takimi shkoi në një atmosferë konstruktive dhe dashamirëse. Jemi të përcaktuar t’i shmangim zgjedhjet e reja sepse nuk do të ishin zgjidhje për numrin prej 80 deputetësh. Është vështirë ta paramendojmë një fushatë zgjedhore me po të njëjtat zotime, për një rezultat që e dijmë që nuk mund të jetë shumë ndryshe. Numrin prej 61 deputetëve për formimin e qeverisë nuk e kemi sfidë, por është sfidë tejet gjigande që një parti t’i ketë 80 deputetë dhe ta zgjedhë vetë presidentin”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×