
Detaje të reja janë mësuar nga shpërthimi i ndodhur gjatë natës në Lezhë. Gazetari Elidon Ndreka tha për News24 se dyshohet se një bombol gazi ka shpërthyer në një biznes, në pronësi të shtetasi K.M.
Si pasojë e shpërthimit, u shkaktuan dëme materiale në lokal, u dëmtuan xhamat e 3 automjeteve të parkuara pranë tij, si dhe u konstatuan dëmtime të jashtme në disa biznese ngjitur.
Fatmirësisht, nuk u raportuan persona të lënduar.
and then