
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar për mediat lidhur me ambicien e deputetit socialist Erion Braçe për të kandiduar si kryebashkiak i Tiranës.
I pyetur mbi këtë çështje, Balla theksoi se nuk ka pasur kritika nga Braçe ndaj Partisë Socialiste, duke nënvizuar se çdo anëtar ka të drejtën e tij për të shprehur hapur qëndrimet dhe ambiciet politike.
“Unë nuk kam dëgjuar kritika. Në PS secili ka të drejtën të thotë gjithçka që mendon,” u shpreh ai.
Balla bëri të ditur se Partia Socialiste ka hapur një proces të gjerë analize të brendshme, ku janë të ftuar të marrin pjesë të gjitha strukturat, nga baza deri te asambletë socialiste. Sipas tij, ky proces synon përfshirjen e gjerë të anëtarësisë në diskutimet për të ardhmen politike dhe organizative të forcës.
Sa i përket zgjedhjeve të ardhshme vendore, ai sqaroi se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e Shqipërisë, nuk pritet të ketë zgjedhje deri në një nga të dielat brenda periudhës 15 prill – 15 maj.
Po ashtu, Balla u pyet në lidhje me marrjen e një vendimi ndaj Elisa Spiropalit, të cilin e kishte paralajmëruar më herë gjatë një deklarate publike, në lidhje me mos pjesëmarrjen e saj në votimin për imunitetin e Belinda Ballukut në Parlament.
“Do ju njoftoj kur ta kem vendimin”, u shpreh Balla.
and then