Dita Botërore e Shëndetit/ Tritan Shehu: Mjekët dhe infermierët vijojnë të shërbejnë në kushte të vështira. Nevojitet reformë e thellë në sektorin shëndetësor!

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit, duke e cilësuar sistemin shëndetësor në Shqipëri si të rrënuar dhe pa perspektivë. Në një postim në rrjetet sociale, Shehu uroi fillimisht të gjithë profesionistët e shëndetësisë si mjekë, infermierë, farmacistë, stomatologë dhe staf mbështetës për kontributin e tyre, duke theksuar se ata vijojnë të shërbejnë me përkushtim në kushte të vështira.

Megjithatë, ai ngriti një sërë shqetësimesh për gjendjen e sistemit, duke e cilësuar atë si më të varfrin në Europë, me një financim prej vetëm 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sipas tij, një pjesë e konsiderueshme e fondeve shpërdorohet përmes partneriteteve publike-private, të cilat ai i cilëson si korruptive.

Sipas deputetit demokrat, shërbime kyçe si onkologjia dhe shëndeti mendor mbeten larg standardeve europiane, ndërsa mungon një strategji e qartë zhvillimi për sistemin.

Gjithashtu, deputeti demokrat thekson nevojën për reforma të thella, duke propozuar rritjen e financimit në të paktën 4.5% të PBB-së, përmirësimin e skemave të rimbursimit dhe afrimin me standardet europiane në menaxhimin e sistemit shëndetësor.

Reagimi i plotë
Shqiperia, sot ne Diten Boterore te Shendetit me nje shendetesi ne kolaps dhe pa perspektive!
Se pari uroj te gjithe mjeket, farmacistet, stomatologet, infermieret, fizioterapistet, tekniket e laborantet shendetesore, te gjithe profesionistet e shendetesise ne kete Dite Boterore te saj!
Jane keto njerez te kualifikuar, qe me punen e tyre, dijet, devocionin po i sherbejne pacientit e qytetarit ne nje sistem te rrenuar dhe:
1-Me te varferin ne Europe, me nje financim vetem 2,9% te GDP.
2-Ku dhe nje pjese te madhe te ketyre pak fondeve, e gelltisin disa PPP korruptive.
3-Me antisocialin ne Europe ku mbi 50% te shpenzimeve, vijne direkt nga « Xhepi » i qytetareve.
4-Ku pacientet mund vdesin edhe per nevojen e mjekimeve me urgjente, nqs nuk paguajne me dhjetra mijra euro te privati.
5-Ku dhe pacientet e hospitalizuar detyrohen te kryejne analizat laboratorike me pagese te privati dhe te blejne shpesh aty medikamente, materiale konsumi
6-Ku farmaceutika eshte mbushur me “fake drugs”, medikamente jo te sigurta, pa asnje certifikim europian, dhe per te cilat rimbursimi mbulon nen 50% te vleres, pra qytetaret paguajne mbi 50% te vleres.
7-Ku mungon nje sistem shendetsor efikas primar, ku nje PPP “Check ap” gelltit fonde te medha.
8-Ku nuk ka asnje qender trapiantesh, reabilitimi, reintegrimi ne vend.
9-Ku sherbime thelbesore si i onkologjise, shendetit mendor etj. jane shume larg parametrave europiane.
10- Ku nuk rimbursohet asnje sherbim baze stomatologjik per pacientet.
Dhe keshtu do vazhdonim me nje liste shume te gjate, por mbi te gjitha…
—-Ku nuk ka strategji, asnje politike reale zhvilluese, asnje vizion per te shkuar drejt koncepteve stimuluese si:
Rritja e GDP se paku ne 4,5% te saj, Spitali ndermarje, vendosja e indekseve te kostos si sistemi DRG, Profesionisti i lire ne kujdesin paresor, certifikimi i barnave nga EMA, cuarja e rimbursimit ne se paku 80% te vleres, etj, etj.
Ku ka thjesht nje “kenete” organizuese e drejtuese, qe per pasoje paguhet me Jete, Shendet, Vlera finaciare nga qytetaret!



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×