
Deputeti Enno Bozdo ka zhvilluar një komunikim për mediat. Ai ka akuzuar qeverinë për krijimin e një “parajse fiskale” që sipas tij favorizon një grup të caktuar kompanish të lidhura me pushtetin.
Gjithashtu Bozdo shton se kjo skemë u mundësua përmes një sërë lehtësish të paprecedent fiskale. Më tej Bozdo ka bërë thirrje që qytetarët t’i bashkohen protestës masivisht më 17 prill.
Deklarata e plotë:
Ditën e enjte, shumica parlamentare kaloi pa asnjë debat ndryshmet ne ligjin 58/2022, « Për Parqet Teknologjike », i njohur ndryshe si Ligji « Durana »
Opinoni publik e lidh kete ligj me skaldalin e regjistrimit virtual në këtë park të afro 50 kompanive të Teknologjisë së Informacioni, të cilat vazhdojnë të përfitojnë :
- Tatim mbi fitimin 0% për 15 vjet
- Tatim mbi pagat 0% për 10 vjet
- TVSH 0% për mallra, pajisje dhe shërbime
- Përjashtim nga taksat doganore
- Lehtësira në sigurimet shoqërore
- Përjashtim nga taksat vendore për 10 vjet
- Taksa e pasurisë së paluajtshme, si psh Taksa e ndikimit në infrastrukture (për ndërtimet dhe aktivitetet e parkut).
- Rimbursim i pjesshëm shtetëror për trajnimin e stafit
- Procedura të thjeshtuara doganore
Të gjitha këto benefica ndërtojnë praktikisht një parajsë fiskale totale. Ky model që nuk haset në asnje vend të BE, u ofrohet kompanive të lidhura me qeverinë, të cilat praktikisht janë në pronësi dhe komandohen nga i njëjti grup kriminal që morri peng AKSHI-n.
Por, ata që e ndërtuan këtë skemë, me katër vite vonesë kuptuan se kishte një « problem» të vogël : as ligji për Parkun Teknologjik Durana i vitit 2022, dhe as VKM-të përkatëse, nuk njihnin konceptin e regjistrimit virtual të kompanive dhe për rrjedhojë as përfitimin nga kompanitë të këtyre beneficave përrallore fiskale.
Prandaj ky problem i « vogël ligjor” duhej rregulluar sa më parë. Për këtë arsye, me nxitimin e hajdutëve të kapur në vjedhje, maxhoranca socialiste miratoi me nxitim, pa asnjë debat publik, ndryshime në këtë ligj duke përligjur, me 4 vjet vonesë, konceptin e regjistrimit virtual.
Sigurisht që kjo procedurë kaq e nxituar nuk e mbulon dot vjedhjen! Madje e nxjerr atë në pah, sepse edhe sikur parimi i virtualitet të ishte një parim logjik dhe i pranuar, përsëri fakti është që kompanitë e “cunave të AKSHI-t” kanë përfituar lehtësitë më të mëdha fiskale nga Edi Rama. Sigurisht në kurriz të taksapaguesve shqiptarë!
Por kjo aferë nuk mabron me kaq: këtu kemi edhe nje problem tjetër, i cili e nxjerr zbuluar gjithë retorikën e mazhorancës për integrimin evropian:
Modelet e parqeve me regjistrim virtual janë të palejuara në BE. Madje, në 15 vitet e fundit, Bashkimi Evropian ka implementuar standarde të cilat kërkojnë të c`rrënjosin këtë model, sepse ai është burim kryesor i evazionit fiskal dhe i minimit të konkurrencës së lirë, të cilat janë dy shtylla shumë të rëndësishme të legjislacionit evropian.
Më poshtë po rreshtoj disa argumentë pse Parku Virtual “Durana” bie ndesh me standardet e OECD‑BEPS dhe BE‑së:
- Shkëput tatimin nga krijimi real i vlerës ekonomike
Standardi BEPS i OECD kërkon që fitimi të tatohet aty ku krijohet vlera reale ekonomike (aktivitet, staf, vendimmarrje). Parku virtual lejon përfitime tatimore pa prani fizike dhe pa aktivitet real, duke e kthyer tatimin në formalitet dhe jo në pasqyrim të ekonomisë reale. - Shkel parimin e aktivitetit real ekonomik (substantial activity”):
BEPS dhe BE kërkojnë që lehtësitë fiskale të lidhen me:- punësim real,
- shpenzime reale R&D,
- infrastrukturë funksionale.
Modeli virtual i Duranës nuk garanton asnjërën prej tyre, duke lejuar që aktiviteti real të kryhet jashtë vendit, ndërsa fitimi deklarohet në Shqipëri me 0% tatim.
- Krijon regjim fiscal preferencial të dëmshëm sipas OECD‑BEPS
Regjimet me:- tatim 0%,
- akses selektiv,
- mungesë aktiviteti real ekonomik,
klasifikohen nga OECD si “regjim fiskal preferencial të dëmshëm” (harmful tax practices). Parku virtual plotëson ekzaktësisht këto kritere.
- Krijon ishull tatimor brenda vendit –“ring‑fencing”
Vetëm një grup i kufizuar kompanish përfitojnë një regjim ekstremisht të favorshëm, ndërsa kompani identike jashtë parkut tatohen normalisht. Kjo bie ndesh me BEPS dhe me parimin e konkurrencës së ndershme të BE‑së. - Rrezik i drejtpërdrejtë për kompani guaskë “shell companies”
Direktivat e BE‑së (ATAD dhe Anti‑Shell) synojnë të ndalojnë kompanitë pa aktivitet real që përfitojnë avantazhe tatimore. Parku virtual krijon kushtet ideale për kompani guaskë, në kundërshtim mestandardet e ardhshme të BE‑së.
Qartazi, një proces i tillë i miratimit të ligjeve, duke rënë ndesh me standardin BEPS dhe direktivat tatimore të BE‑së, cenon procesin e përafrimit me Bashkimin Europian dhe krijon pasiguri juridike për investime serioze afatgjata.
Pra Edi Rama zgjedh të cënojë procesin e integrimit vetëm e vetëm tu japë lehtësi fiskale disa kompanive, pronarët e të cilave janë të lidhur me aferën kriminale të AKSHI-t. Nuk ka provë më të qartë se kjo.
Prandaj kur dëgjon Edi Ramën dhe eksponenëtë të mazhorancës të betohen dhe përbetohen për intregrimin, shqiptarët ë ekuptojnë se është thjesht një shfaqje e pështirë, për të mbuluar vjedhjet dhe abuzimet në emër të “Shqipërisë në Evropë”.
Prandaj në 17 prill, të gjithë në protestë, të gjithë në këmbë për të ndëshkuar qeverinë më antishqiptare dhe antievropiane ndonjëherë!
and then