Qeveria projektligj për integrimin e romëve dhe egjiptianëve, specialistët: Sfidë zbatimi i nismave në terren

Integrimi i komunitetit rom dhe egjiptian në shoqëri ka qenë një sfidë e vazhdueshme për institucionet e shtetit shqiptar.

Me hedhjen për konsultim publik të projektligjit për barazi nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Specialistja e Zyrës Rajonale për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Korçë, Etleva Tare thotë se problematikat më të mëdha për komunitetin rom dhe egjiptian hasen më së shumti në aspektin e punësimit, për shkak të nivelit të ulët arsimor dhe diskriminimit.

Strehimi mbetet po ashtu një sfidë e madhe për këto komunitete në Korçë, ku rreth 200 familje që jetojnë në ish-konvikte përballen me kushte të vështira jetese. Problem tjetër mbetet zbatimi i bonusit të qirasë, pasi shpesh familjet përballen me refuzim nga pronarët për shkak të përkatësisë së tyre.

Në kuadër të projektvendimit “Për miratimin e planit të veprimit për barazi, përfshirje dhe pjesëmarrje të romëve dhe egjiptianëve”, Tare thekson se drafti i planit të veprimit ka mbërritur për konsultim disa muaj më parë, por ajo thekson se zbatimi i këtyre politikave mbetet i vështirë dhe kërkohen ndërveprim institucional. Sipas të dhënave, rreth 5% e banorëve të Bashkisë së Korçës i përkasin komuniteteve rome dhe egjiptiane.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×