
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një të riu, i ndodhur në orët e para të mëngjesit në Vlorë.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 03:00 në zonën e njohur si mbikalimi i Novoselës, në aksin rrugor drejt fshatit Akërni. Sipas të dhënave paraprake, një automjet i drejtuar nga shtetasi A. H., 24 vjeç, banues në Fier, është përfshirë në një aksident fatal.
Si pasojë e përplasjes së fortë, i riu ka humbur jetën në vendngjarje.
Ndërkohë, burime bëjnë me dije se nga këqyrja e vendit të ngjarjes, analizimi i perimetrit, pika e goditjes dhe pozicioni përfundimtar i mjetit, dyshohet se automjeti ka qenë duke lëvizur me një shpejtësi tepër të lartë, që mund të ketë arritur mbi 200 km/h.
and then