
Emocione dhe spektakël në pjesët e para në ndeshjet e UEFA Champions League. Bayern Munchen po fiton 0-1 në fushën e Real Madrid.
Bavarezët e nisën sfidën në sulm duke krijuar disa mundësi shënimi, me Upamecanon që do shpërdoronte një shans të artë në minutën e 10-të. Los Blancos u “zgjuan” me kalimin e minutave, Mbappe dhe Vinicius u shfaqën rrezikshëm para porte por vetëm kaq, pasi Neuer neutralizoi gjithçka. Më pas, në krahun tjetër, Gnabry u përpoq të përfitonte pas një gabimi në prapavijën e Realit.
Në fundin e fraksionit, Luis Diaz i dhuroi avantazhin skuadrës së drejtuar nga Kompany.
Në ndeshjen tjetër, barazim pa gola mes Arsenal dhe Sporting.
and then